15:46 / 25.08.2019
Kosova qëndron më mirë se shtetet e BE-së për qasjen e shtëpive në internet
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë sot se Kosova është më mirë se shumica e shteteve të Bashkimit Evropian dhe dukshëm ka lënë larg vendet e rajonit për sa i përket shtëpive me qasje në internet.
Sipas tij, këtë vit është arritur të kemi mbulueshmëri prej 93% të shtëpive. Këtë sipas Llukës, e ka konfirmuar Agjencioni Statistikor Evropian – Eurostat.























