13:44 / 26.08.2019
Çështja e Kosovës ka një rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe ambasadori i Rusisë Alexander Bocan-Harchenko diskutuan sot për marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në rajon.
Vuçiq tha se kërkon një kompromis të vërtetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk pret që dialogu Beograd-Prishtinë të rifillojë së shpejti, duke pasur mos heqjen e taksave për mallrat nga Serbia dhe situatën në skenën politike të Kosovës.
Ndërsa, diplomati rus tha se çështja e Kosovës ka një rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen të drejtave ndërkombëtare.























