Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë do të jetë Egzona Tahiri, e cila do të flasë rreth dhuratave të personalizuara dhe të punuara me dorë.

I ftuari i dytë do të jetë Oltion Beshiri që përfaqëson , Forumin për Iniciativa Qytetare” [FIQ], ai do të flasë rreth granteve për vetëpunsimin e të rinjëve.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Fadil Luta - sekretar i përgjithshëm i Federatës së Pingpongut. I cili do të na njoftoj më shumë rreth Kampit  për pingpngistët më të mirë të të rinjeve, si dhe përgaditjet për stinorin vjeshtor.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme