Beogradi “kidnapon” qytetarët serbë nga Kosova në prag të zgjedhjeve
BKT
Lajme

Beogradi “kidnapon” qytetarët serbë nga Kosova në prag të zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pushteti i Aleksandar Vuçiqit ka filluar presionin e jashtëzakonshëm ndaj serbëve që janë rivalë politikë të Listës “Srpska”.

Sot, Sllavisha Andjelkovic, veprimtar i Partisë Liberale Serbe në Kamenicë, dyshohet se është “kidnapuar” dhe nisur për Serbi, në mënyrë që t’irritet presioni për të kaluar në Listën “Srpska”, raporton portali “Front Online.”

Madje, sot Lista “Srpska” ka lëshuar një njoftim ku thuhet se e gjithë dega e SLS-së në Kamenicë ka kaluar në këtë Listë.

Sipas burimeve të portalit “Front Online”, Sllavisha Sndjelkovic, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se ai nuk ka dhënë asnjë pëlqim për të kaluar nga SLS te “Srpska”.

Megjithatë, kontakti me të direkt ka qenë i pamundshëm.

Burime të sigurta nga SLS në Kamenicë, thuhet se Andjelkovici është nisur në bisedë informative në Vranjë të Serbisë, dhe pritet që së shpejti të kalojë në Merdar ose Dheu i Bardhë.

Vet kryetari i SLS-së, Slobodan Petrovic, ka thënë se “Srpska” po vazhdon me këtë presion veçmas ndaj partisë që ai e drejton, duke marrë parasysh se SLS është partia më e konsoliduar serbe në Kosovë pas “Srpskas”.

Shërbimi sekret serb disa here gjatë këtij viti I kanë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi veprimtarët e kësaj partie serbe dhe vet kryetarin e saj Slobodan Petrovic.

Të gjithë kundërshtarët e “Srpskas”  në një ose në formën tjetër I janë nënshtruar torurtës nga Beogradi. Njëri nga liderët serbë të Kosovës, Oliver Ivanovic u vra në fillim të vitit 2017. Partia e tij tashmë është gati në shuarje. Pasuesja e të ndjerit Ivanovic në subjektin politik, Ksenija Bozovic, gjithashtu është kërcënuar nga nëntoka kriminale e veriut, e udhëhequr nga Milan Radoiciq, për të cilin tashmë Ministria e Drejtësisë ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, si I dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanovicit. /Front Online/


MË SHUME NGA Lajme