Duke luftuar korrupsionin ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën
BKT
Lajme

Duke luftuar korrupsionin ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot, të rinjtë që kanë aderuar në degën e PDK-së në Mitrovicë, dhe me këtë rast, ai ka deklaruar se “energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit tim për ta luftuar korrupsionin, më japin besim se këtë luftë do ta fitojmë me sukses”.

Veseli në një postim në rrjetin social 'Facebook' tha se rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë.

Postimi i plotë: 

Rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë, prandaj unë alarmohem kur shoh që shumë të rinj po largohen, sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë.

Unë jam i bindur që transformimet e mëdha shoqërore mund të bëhen vetëm duke i angazhuar të rinjtë, prandaj ndryshe nga liderët e tjerë, unë u kam dhënë atyre rolin që meritojnë brenda partisë dhe në qeverisje.

Energjia pozitive dhe entuziazmi i të rinjve të Mitrovicës që i janë bashkuar misionit tim për ta luftuar korrupsionin, më japin besim se këtë luftë do ta fitojmë me sukses. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin do të mund t'i çliriojmë potencialet e mëdha zhvillimore dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme