VIDEO-Halimi: Koalicionet e mëdha janë të pamundura
RTKlive
Analisti politik Fisnik Halimi, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në skenën politike në vend janë interesante dhe me një dinamikë të shtuar të partive politike.
“Është mirë që po ndodhin lëvizjet politike në Kosovës”, tha ai sonte në një intervistë për RTK.
Për koalicionet në mes ta partive politike, Halimi tha se do të priten së çfarë do të bëhen, por sipas tij deri më tani ato parti që kanë bërë koalicione janë për mbijetesë. “Për koalicionet e mëdha personalisht shoh se janë të pamundura të bëhen dhe shoh se partitë humbin vota nëse bëjnë koalicione”, tha ai.
Për LDK-në, Halimi vlerësoi se sot iu u dha fund trashëgimisë së Ibrahim Rugovës. “Prej sot LDK është parti politike e cila nuk funksionon mbi simbole, por për garë më të dinjitetshme”, tha Halimi.























