Veseli: PDK u ka dhënë gjithmonë hapësirë dhe mundësi të rinjve
BKT
Lajme

Veseli: PDK u ka dhënë gjithmonë hapësirë dhe mundësi të rinjve

Nol Krasniqi, asistent-profesor në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren iu bashkua PDK-së.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në 'Facebook', i cili tha se PDK-ja u ka dhënë gjithmonë hapësirë dhe mundësi të rinjve, të cilët me entuziazmin dhe energjinë e tyre kanë bërë vazhdimisht punë të shkëlqyeshme.

Postimi i plotë i Veselit:

Mirëseardhje në PDK i urova edhe Nol Krasniqit, i cili është asistent-profesor në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Ai studimet master i ka përfunduar në Hungari, kurse studimet e doktoraturës tani po i vazhdon në Francë.

PDK-ja u ka dhënë gjithmonë hapësirë dhe mundësi të rinjve, të cilët me entuziazmin dhe energjinë e tyre kanë bërë vazhdimisht punë të shkëlqyeshme.

Në këtë mandat qeverisës, me të rinj premtues ne do ta bëjmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.


MË SHUME NGA Lajme