Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marr vendim që fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale të filloj më 25 shtator dhe të përfundoj më 4 tetor. Po ashtu KQZ-ja ka miratuar edhe buxhetin për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.
Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qeveria në dorëheqje 5 milionë e 698 mije euro për organizimin e zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se do të dërgojnë sot kërkesën për mjetet buxhetor, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka para nuk mund të vazhdohet puna e këtij institucioni për zgjedhjet.
Enis Halimi, kryeshef në KQZ, tha se pa buxhet nuk mund të fillohet asnjë procedurë në përgatitjen e zgjedhjeve që kanë mbetur 42 ditë prej sot.
Ndërsa, zgjedhjet e parakohshme në nivel vendi do të mbahen më 6 tetor 2019.























