Nëse keni qenë grykës gjatë fëmijërisë do të plakeni më shpejt
BKT
Lifestyle

Nëse keni qenë grykës gjatë fëmijërisë do të plakeni më shpejt

Sipas një studimi të bërë së fundmi, mënyra e ngrënies dhe sasia e ushqimit që konsumohet gjatë fëmijërisë mund ta parashikojë jetëgjatësinë e një personi, shkruan Dailymail.

Në një eksperiment të bërë në minj, një grup shkencëtarësh nga Baylor College of Medicine, kanë vërejtur se minjtë e sapolindur, të cilët janë ushqyer me sasi të lartë të ushqimit, kishin tendencë të plaken më shpejt në krahasim me ata që janë ushqyer më pak.

Përderisa epidemia e obezitetit është duke u përhapur, autorët e këtij studimi besojnë se puna e tyre edhe një herë e demonstron efektin negativ, që ngrënia e tepruar ka në jetën dhe shëndetin tonë.

Obeziteti në foshnja ka një ndikim të madh edhe në shkaktimin e sëmundjeve siç janë ato kardiovaskulare apo diabeti. Sasia e tepërt e sheqerit në gjak gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e të ashtuquajturave “grupe metilike” në ADN-në e një personi, duke e dëmtuar ADN-në dhe duke e penguar funksionimin normal të qelizave pankreatike, të cilat njihen për kontrollimin e sasisë sa duhur të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve, një mënyrë e duhur e parandalimit të këtyre problemeve gjatë jetës, është kontrollimi i sasisë së ushqimit që e konsumojmë gjatë periudhës së fëmijërisë.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Enviromental Epigenetics”.