​Pacolli nderon heroin Ismet Rrahmani
BKT
Lajme

​Pacolli nderon heroin Ismet Rrahmani

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë, sot bëri homazhe tek varri i heroit të kombit, njeriut të penës dhe pushkës, Ismet Rrahmani, në përvjetorin e rënies heroike të tij.

Ai vizitoi edhe kullën e dëshmorit të lirisë në Aqarevë. Dëshmori Ismet Rrahmani ishte edhe mësues shembull dhe i përkushtuar i kësaj ane.

Me këtë rast Presidenti Pacolli vlerësoj lartë jetën dhe veprën e heroit, Ismet Rrahmani, në edukimin e brezave të rinj dhe luftën e tij çlirimtare për lirinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme