Maska me oriz, sekreti japonez i “bukurisë së përjetshme”
BKT
Lifestyle

Maska me oriz, sekreti japonez i “bukurisë së përjetshme”

A e dini se orizi është përdorur si agjent shërues kozmetik për shekuj me radhë dhe është mjaft i zakonshëm në recetat e bukurisë japoneze.

Është i pasur me vitaminë B që stimulon rritjen dhe riparimin e qelizave, plakjen e ngadaltë dhe rrit furnizimin e gjakut në lëkurë të gjitha që ju nevojiten për një zbukurim të lëkurës.

Për ta mbajtur lëkurën në gjendje të përsosur dhe për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës, gratë japoneze e përdorin maskën me bazë orizin.

Kjo maskë terapeutike e fytyrës së shpejti do të bëhet e preferuara juaj sepse pas aplikimit të saj, lëkura do të bëhet e butë, e bardhë dhe rrezatuese.

Përdorni përbërës të kualitetit të lartë si orizi, qumështi dhe mjalti.

Ju keni nevojë për 2-3 lugë oriz. Ziejeni derisa të zbutet dhe më pas vendosni ujin e orizit në një tas të veçantë.

Shpëlajeni orizin dhe shtoni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë. Përzieni derisa të kombinohen mirë dhe në fund shtoni një lugë gjelle mjaltë.

Aplikojeni maskën në fytyrë. Por, mos harroni ta pastroni tërësisht fytyrën para aplikimit.

Me kujdes hiqni maskën pas gjysmë ore. Në fund, shpëlajeni fytyrën me lëngun e orizit të zier sepse uji i orizit është një hidratues shumë i mirë i lëkurës.