15:49 / 28.08.2019
Bakayoko mund të rikthehet tek Milan
Klubi nga Principata prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe lojtari kuqezi duket si profili ideal për atë repart.
Kessie mund të largohet nga Milani këtë merkato, pasi në drejtim të tij ka ardhur një ofertë nga francezët e Monakos.
Në rast se lojtari nga Bregu i Fildishtë largohet, te Milani e kanë gati zëvendësuesin. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, kuqezinjtë mund të rikthenin në skuadër Bakayoko, i cili në sezonin e fundit luajti ne Milan i huazuar nga Chelsea, duke treguar paraqitje shumë të mira. Mesfushori francez ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit te skuadra e drejtuar nga Gattuso, por disa zënka me trajnerin bënë që drejtuesit të mos e blejnë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.























