Veseli e kujton Ali Podrimjen në 77 vjetorin e lindjes
BKT
Lajme

Veseli e kujton Ali Podrimjen në 77 vjetorin e lindjes

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kujtuar poetin Ali Podrimja me rastin e 77 vjetorit të tij të lindjes.

Përmes një dedikimi në 'Facebook', duke ndarë dhe vargje të poezisë Unë Biri Yt, Kadri Veseli ka thënë se Ali Podrimja ishte një intelektual i vërtetë dhe pena e tij ishte pasqyrë e realitetit historik të kombit shqiptar.

”Para 77 vjetësh ka lindur Ali Podrimja, një prej poetëve më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ai ishte një intelektual i vërtetë dhe pena e tij ishte pasqyrë e realitetit historik të kombit tonë. Vargjet e tij ishin zëdhënëse të halleve, dhimbjeve dhe revoltës që vlonin në zemrën e popullit shqiptar. Ato na shërbyen edhe si thirrje kushtrimi e mobilizimi në rezistencën e luftës sonë çlirimtare, për gjakun tonë që nuk falet.

Në kujtim të mjeshtrit të madh të vargjeve që na u largua në mënyrë tragjike dhe të parakohshme, po e ndaj me juve poezinë emblematike të tij.

UNË BIRI YT

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta,
e të shpërthej do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt”.


MË SHUME NGA Lajme