Tahiri: Koalicioni LDK-VV do të ishte një eksperiment i parë i këtij lloji
BKT
Lajme

Tahiri: Koalicioni LDK-VV do të ishte një eksperiment i parë i këtij lloji

RTKlive

Analisti politik Ramush Tahiri, tha se LDK e VV mund të krijojnë një koalicion parazgjedhor, që do të ishte një eksperiment i parë i këtij lloji.

“Por një vendim i tillë eventual, do të aktivizohej edhe pjesa tjetër e kampit politik”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Tahirit Letra e Quintit ka një efekt. “Taksa u vendos për me disiplinu Serbinë, politikën e saj agresive kundër pavarësisë së Kosovës. Tani, a mjafton të pezullohet taksa për një afat të caktuar, ashtu si e kërkojnë vendet e Quintit”, tha ai.

Tahiri tha Kosova i ndjeu efektet e dialogut teknik, por jo të dialogut politik, sepse ky i fundit nuk ndodhi. “Ka matje në opinion, por nuk ka program për këtë të fundit”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme