21:20 / 28.08.2019
Murphy: United mund të përfundojë në vendin e katërt
Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, beson që Manchester United do të përfundojë në vendin e katërt në Premier Ligë.
Murphy beson që “Djajtë e Kuq”, do të arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali dhe Chelsea do të përfundojnë në Evropa Ligë.
United në tri ndeshjet e para nuk ka treguar ndonjë sezon të mirë pasi ka një fitore, humbje dhe barazim.
Anglezi tha se vendi i katërt është i rezervuar për United.
“Besoj që vendi i katërt do t’i përkas Manchester United. Chelsea do t’ia del shumë mirë me Frank Lampardin në krye, por United kanë transferuar disa lojtarë me kualitet”, deklaroi ai.























