Solskjaer vendos të mos e shes Fredin
BKT
Sport

Solskjaer vendos të mos e shes Fredin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka refuzuar mundësinë që mesfushori, Frederico Rodriguese, të largohet nga skuadra.

Ka pasur shumë spekulime që braziliani nuk ka te ardhme në “Old Trafford”, mirëpo raportimet e fundit tregojnë se do të qëndrojë.

United nuk do ta shesë 26-vjeçarin, të cilit i është premtuar se do të luajë këtë sezon, nëse vazhdon të punojë fort në trajnime.

Vet lojtari ka pasur dëshirë për të qëndruar dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë.

I interesuar për të ka qenë Fiorentina.