Keni probleme me gjumë? Disa këshilla se si të flini si një bebe
Largoni shprehitë e këqija dhe zëvendësoni ato me këto këshilla.
Të gjithë e dimë se gjumi është pjesë e rëndësishme e funksionimit të trupit dhe mendjes tonë, por ndonjëherë për shkak që keni përdorur shumë teknologji, apo edhe keni pirë alkool mund të ndikojë në gjumë të dobët.
Nëse keni këtë problem, ne i kemi mbledhur disa këshilla dhe hapa që duhet të i bëni për të pasur një gjumë më të mirë dhe më relaksues, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Ushtrimet
Ushtrimet sidomos, në mesdite apo në mbrëmbje do të ndikojnë në kualitetin e gjumit, andaj pa marr parasysh se sa të zënë jeni gjatë ditës, mundoheni t’i kushtoni kohë edhe trupit tuaj dhe shëndetit tuaj.
Bëjeni një rutinë
Kur jemi gjatë ditës ne i bëjëm gjërat pa menduar, për shkak se vetëm jemi mësuar me rutinën. Kështu ndodh edhe me gjumin: krijoni disa shprehi dhe rutinë për shembull krijoni një kohë të caktuar për gjumë dhe një pozicion të rehatshëm.
Provoni të meditoni
Ndoshta nuk e dini se si ta bëni, por të paktën merrni frymë thëllë dhe lëshojeni atë për disa herë, mendime të ndryshme do të shfaqen në kokën tuaj, pranoni dhe largoni ato. Bëheni të vetëdijshëm për çdo pjesë të trupit tuaj, relaksoni të gjitha pjesët e trupit si dhe në prapavijë lëshoni një muzikë relaksuese.
Lexoni
Jo në telefon. Merrni një libër që ju pëlqen apo që keni kohë që keni menduar ta lexoni por nuk keni mundur, kjo është koha e duhur për ta bërë atë.
Fikni paijset teknologjike
Të gjithe jemi fajtor kur shikojmë natën rrjetet sociale, email apo edhe diçka tjetër, para se të biem në gjumë – por besoni është një gabim i tmerrshëm. Duhet ta bëni shprehi që çdo herë para se të bini në gjumë t’i ndalni të gjitha paisje, e sidomos telefonin.























