12:29 / 29.08.2019
Haradinaj kujton flijimin e familjes Salihu
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se duke kujtuar luftën dhe flijimin e familjes Salihu të Shushicës së Istogut, nderojmë sakrificën e familjeve anekënd Kosovës, të cilat u martirizuan për lirinë e atdheut.
“Rënia e Isë, Shaban, Milaim, Hysen, Abedin, Arben, Fatime e Hysni Salihaj, si dhe nipit të tyre Nazmi Gashi nga Vajniku i Skenderajt, është dëshmi se çfarë çmimi ka paguar populli ynë në përpjekjet për të drejtën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.























