Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë do të jetë Afërdita Fazliu, përzgjedhëse e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll. Ajo do të flasë për përgatitjet e Përfaqësueses para ndeshjes së nesërme Kosovë - Turqi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021, që zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" dhe e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK.  

E ftuara e dytë do të jetë Marigona Shabiu - drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut. E cila do të flasë rreth të pagjeturve të Kosovës.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Prenk Gjetaj - kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, i cili do të flasë rreth ditës ndërkombëtare e të zhdukurve.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme