15:41 / 29.08.2019
Vuçiq beson se Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhje
Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë , që të fitojë por edhe të luftojë për interesat e serbëve.
Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe theksoi se shteti që e drejton ai do të vazhdojë të ndihmojë serbët në këtë klimë.
Ai iu tha gazetarëve se do të presë raportin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën si dhe do të dëgjojë se çfarë mendojnë njerëzit në Listën Serbe.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 6 tetor























