Barcelona kërkon largimin e Dembele-s
BKT
Sport

Barcelona kërkon largimin e Dembele-s

Drejtorët e Barcelonës kanë kërkuar nga sulmuesi Ousmane Dembele të pranojë të largohet nga “Camp Nou”.

PSG kërkon që francezi të përfshihet në ofertën e Barcelonës për Neymar, por kjo gjë nuk pranohet nga lojtari.

Mediat spanjolle thonë se klubi balugranas e ka bërë të qartë se nëse vendos të qëndrojë do të humbasë mundësinë për Ligën e Kampionëve.    

Dembele ka një rol të rëndësishëm për transferimin e Neymarit në “Camp Nou”. Brenda disa ditëve pritet përgjigjja e francezit.