VIDEO-Kosova ende me probleme me listat e votuesve
BKT
Lajme

VIDEO-Kosova ende me probleme me listat e votuesve

RTKlive

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se nuk është vetëm faji i KQZ-së, për mos funksionim të mirë të procesit të regjistrimit dhe pastrimit të listave të votuesve në Kosovë.

“Pikë së pari qytetarët nuk i regjistrojnë të vdekurit në regjistrat e gjendjes civile, si persona të vdekur”, tha ai sot në emisionin IMAZH në RTK. Ai deklaroi se duhet të ketë integritet qytetar dhe edukim të votuesve. “Deri sa të mos kemi vetëdijesim dhe interesim për zgjedhje, do t jetë vështirë të kemi proces të mirëfilltë dhe do të ketë anomali”, tha ai.

Murati vlerësoi se problemi i listave të votuesve mund të rris edhe problemet. Sipas tij ka nisma të ndryshme, që në Kaçanik ka filluar një pilot projekt. Sipas tij në zgjedhjet e kaluar deri në 5 % kanë qenë votat e pavlefshme dhe për këtë duhet të ketë edukim të votuesve.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerësoi se qytetarët kanë mundësi të ndërrojnë adresën e vendvotimit.  Sipas tij edhe votat nga diaspora janë problem.


MË SHUME NGA Lajme