FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që humbi në liqenin e Batllavës
BKT
Lajme

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që humbi në liqenin e Batllavës

Sot në orën 18:20 në liqenin e Batllavës njësia e Kërkim - Shpëtimit në ujëra e FSK-së në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës gjetën trupin e pa jetë të të ndjerit Shaban Shabani 55 vjeçar nga komuna e Obiliqit.

Me vendim të Ministrit të Mbrojtjes,  Rrustem Berisha, dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra  të  Forcës së Sigurisë  të Kosovës ( FSK ),  që nga 25 gushti njësia e FSK-së ka marrë pjesë në operacionin për kërkimin e personit të mbytur në Liqenin e Batllavës.


MË SHUME NGA Lajme