Sveçla e konfirmon në mënyrë indirekte dështimin e koalicionit LDK-VV
BKT
Lajme

Sveçla e konfirmon në mënyrë indirekte dështimin e koalicionit LDK-VV

Duket se ka dështuar një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK.

Anëtari i kryesisë së LVV, Xhelal Sveçla përmes një postimi ka treguar se  Lëvizja nuk bën diçka në kundërshtim në vullnetin e aktivistëve .

Sipas tij, tani është më e lehtë pasi dëshirat e anëtarëve të Vetëvendosjes janë kërkesat e popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Sveçlës:

Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet.

Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës.

Ka filluar numërimi mbrapsht.

Të bashkuar në ditë të vështira, njejtë edhe në ditë të mira. 
Qeveria Kurti po vjen!


MË SHUME NGA Lajme