Heta: Rruga e Serbisë për BE kalon përmes Kosovës
BKT
Lajme

Heta: Rruga e Serbisë për BE kalon përmes Kosovës

RTKlive

Analisti politik, Albert Heta, tha se i bllokuar nuk është vetëm dialogu.

“I bllokuar është edhe procesi i liberalizimit. Taksa nuk ka prodhuar efektet e pritura. Serbia nuk jeton nga plazmat, ajo është eksportues i madh i armëve”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij rruga e Serbisë në be kalon përmes Kosovës. “E Kosova ka vendosur të përdorë një instrument, që fillimisht mendohej të jetë i përkohshëm, po ngeli. Fjalën e kam për taksën, do të thotë ka rrethana të reja me të cilat vendi nuk është ballafaquar më herët”, tha ai.

“Nuk mund të themi se dialogu nuk ka prodhuar asgjë, sepse disa gjëra megjithatë kanë ndodhur. Drejtësia është integruar. Edhe njësitet policore serbe janë pjesë e sistemit kosovar. D.m.th diçka ka ndodhur”, tha Heta.

Sipas tij Kosova perceptohet si shtet e jo si territor. “Diskursi zgjidhje përfundimtare nënkupton Kosovën si shtet të pavarur e jo si territor. Nuk ka hapësirë të qitet hi syve. Kriza e madhe apo e vogël, ka eskaluar me vendosjen e masës së taksës nga qeveria e shkuar. Pra kjo taksë ka ndërprerë dialogun”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Heta tha se Marrëveshja për asociacion është gogolizuar. “Është e vërtetë se janë shkelur parimet kushtetuese, por nuk është e vërtetë se një ose dy për qind e popullatës në veri mund të krijojë republikë brenda Kosovës”, tha ai.

Heta deklaroi se lehtë fitohen zgjedhjet me diskurs populist. “PSD duhet të ndihmojë në krijimin e një diskursi tjetër, ku nuk dominojnë sharjet, por zgjidhjet që do të jenë përgjigje për problemet e qytetarëve”, tha Heta.


MË SHUME NGA Lajme