Luan Latifi emërohet kryeshef ekzekutiv i KPM-së
BKT
Lajme

Luan Latifi emërohet kryeshef ekzekutiv i KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2019, me votim unanim nga të gjithë anëtarët dhe në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44, e ka emëruar Luan LATIFI Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së.

Vendimi për emërimin e Latifi për Kryeshef Ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). 

Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik - drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).

Luan Latifi është i martuar dhe ka dy fëmijë. 


MË SHUME NGA Lajme