Butragueno: Jemi të lumtur me skuadrën
BKT
Sport

Butragueno: Jemi të lumtur me skuadrën

Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno, insiston që është i lumtur me skuadrën.

Ka shumë spekulime që në ditën e fundit të afatit kalimtar mund të transferohen Neymar dhe Pogba. I pyetur për këtë gjë, Butragueno nuk dëshironte të jepte detaje.     

“Nuk dua të flasim për lojtarët të cilët nuk na përkasin. Do të kemi respekt dhe kemi një skuadër të shkëlqyer. Të luajmë kundër PSG do të jetë ndeshje e mirë, janë skuadër e fortë. Është motivuese, sepse është ndeshje e cila do të shihet në të gjithë botën”, deklaroi ai.

Butraueno ka folur edhe për kundërshtarët të cilët do t’i takojnë në Ligën e Kampionëve.   

“Do të jetë e vështirë në Ligën e Kampionëve. PSG, Brugge dhe Galatasaray janë të fuqishme në stadiumet e tyre, do të kenë një mbështetje të madhe. Do të bëjmë më të mirën dhe të shpresojmë që t’ia dalim ashtu siç shpresojmë”, deklaroi ai.