Mosbashkimi në një koalicion LDK-VV, shans që PDK të dalë e para
RTKlive
Politologu Behlul Beqaj, vlerësoi se refuzimi i LDK-së, ndaj ofertës së Albin Kurtit vije nga shumë faktorë.
Ai tha se dështimi i një koalicionin mes dy partive opozitare është si pasojë e shumë faktorëve. “Nëse kjo mbetet si variant definitiv, pra dështimi për koalicion LDK-VV, edhe pse ka kohë për rishikim dhe rishqyrtim, LDK-ja merr përgjegjësinë për mundësinë e ndryshimit të një dështimi të vogël për shpresën e madhe”, tha ai sot në emision “IMAZH”, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).
Beqaj nuk e ka mohuar se mund të ketë koalicion mes LDK-së e PDK-së. “Befasi është vetëm të mos ketë befasi në Kosovë tha ai.
Për mundësinë që PDK-ja të del e para, Politologu Behlul Beqaj, vlerësoi se kjo mund të vij pasi që nuk ka koalicion mes dy partive opozitare. “Kjo është pasoja e parë që do të ndjejnë ata në kurrizin e vet, unë nuk e shoh këtë si dëm që e kemi pasur deri më tani”, tha ai.
Sipas tij propozimi i Albin Kurtit ka qenë racional. “Ata (LDK) nëse janë të parët, me komoditet duhet të bëjnë marrëveshje. LDK nuk është e sigurt se është e para”, tha ai.
Politologu Behlul Beqaj, vlerësoi se LDK ka qenë në qeveri me PDK-në dhe ka qenë bashkë pjesëmarrëse në veprime të ndryshme në qeveri.























