Mancini publikon listën për eliminatoret, penalizon dy futbollistë
BKT
Sport

Mancini publikon listën për eliminatoret, penalizon dy futbollistë

Roberto Mancini ka publikuar listën me 26 futbollistë të cilët do t’i vihen në dispozicion nga dita e hënë, për të përgatitur ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, përkatësisht kundër Armenisë më 5 shtator dhe kundër Finlandës 3 ditë më vonë.

Vihet re në listë që tekniku italian ka preferuar të grumbullojë 4 portierë, ndërsa ka lënë jashtë dy talentet Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo, për shkak të sjelljes së tyre të pahijshme në grumbullimin me Italinë U21.

Sa i përket sulmit, vazhdon të thirret edhe pas transferimit në Kinë, Stefan El Sharawi, ndërsa nuk është grumbulluar sulmuesi i Interit, Matteo Politano. Jashtë vijon të mbetet edhe Mario Balotelli.

Ja lista e plotë e futbollistëve që ka grumbulluar Mancini:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Luca Pellegrini (Cagliari), Alessio Romagnoli (Milan)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shangai Shenhua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese).