​Konjufca: LDK po i frikohet një bashkëpunimi me VV-në
BKT
Lajme

​Konjufca: LDK po i frikohet një bashkëpunimi me VV-në

RTKlive

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është treguar i ashpër ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mos pranimin e ofertës së liderit të LVV-së, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor.

Konjufca tha se LDK-ja ka frikë, pasi faktikisht nuk po guxon me e krijuar një bashkëpunim me VV-në, i cili bashkëpunim do t’i qonte në një qeverisje të ardhshme dhe të sigurt për Republikën e Kosovës.

"Ne e morëm letrën e z. Mustafa dhe ajo që ka shkaktuar letra e z. Mustafa është një çudi dhe një befasi në mesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për arsyen se pse LDK-ja ka frikë faktikisht dhe nuk guxon me e krijua një bashkëpunim me VV-në, i cili do të qonte në një qeverisje të ardhshme dhe të sigurt për Republikën e Kosovës. Pra, ku buron kjo duhet ta pyesim vetën dhe qytetarët e Kosovës po pyesin, cila është arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi dhe e kësaj frike që të shkohet së bashku me VV në një listë, ku bile Vjosa Osmani do ta kishte numrin 1 si bartëse e kësaj liste”, tha para pak çastesh Konjufvca.


MË SHUME NGA Lajme