20:11 / 30.08.2019
Edhe PSG pas Icardit
PSG ka hyrë në garë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Sipas mediave italiane parisienët, janë duke menduar ta transferojnë lojtarin në orët e fundit të afatit kalimtar.
Për Icardin janë të interesuar shumë klube evropiane si Napoli, Atletico Madrid, Monaco.
PSG për momentin është i fokusuar në shitjen e Neymar, për të cilin ka shumë spekulime që është arritur marrëveshja me Barcelonën.
Interi gjatë tërë verës është munduar ta shesë argjentinasin i cili nuk është i dëshiruar nga trajneri, Antonio Conte.























