Edhe NISMA-AKR-PD dorëzojnë kërkesën në KQZ
BKT
Lajme

Edhe NISMA-AKR-PD dorëzojnë kërkesën në KQZ

Nisma dhe AKR si dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë që ka dorëzuar kërkesën për t’u njohur si i tillë në KQZ.

Në emër të këtyre dy subjekteve kërkesën e kanë dorëzuar Endrit Shala dhe Vesel Makolli.

Endrit Shala ka thënë para medieve se ky koalicion do të jetë përcaktues për formimin e Qeverisë së re.

Ai ka treguar se bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër është Fatmir Limaj, ndërkaq në listë e pason atë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Unë kisha kënaqsin që bashkë me z.Makolli që të dorëzojmë koalicionin Nisma-AKR- Partia e Drejtësia e përbashkët për zgjedhjet e vitit 2019.  Koalicioni ky që kandidat për kryeministër e ka Fatmir Limaj. Koalicioni ky që do të jetë fitues i zgjedhjeve. Koalicion poashtu determinues që edhe qeveria e ardhshme të krijohet sa më shpejtë. Si bosht që do të jetë fituesi i zgjedhjeve 2019.”, u shpreh Shala.


MË SHUME NGA Lajme