Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku tregojnë se çka ndodhi sot me Vetëvendosjen
BKT
Lajme

Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku tregojnë se çka ndodhi sot me Vetëvendosjen

Dy zyrtarët e lartë të LDK-së, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku, në T7, kanë treguar pse nuk arritën të merren vesh me Vetëvendosjen dhe pse partia e tyre e refuzoi ofertën e Albin Kurtit.

Pak orë para se të mbyllet afati i Komisionit Qendror Zgjedhor, me disa letra publike, Albin Kurti e Isa Mustafa nuk arritën të pajtohen për një koalicion parazgjedhor.

Abdixhiku fillimisht sqaron se LDK-ja ka negociuar për koalicion parazgjedhor vetëm me VV-në dhe me asnjë subjekt tjetër.

Tutje ai thotë se nuk kanë mundur ta pranonin ofertën e VV-së pasi nuk donin garë të brenshme në koalicion.

“Këto diskutime i ka bërë vetëm me Lëvizjen . Ne kërkonim sinergji. Nuk e sjell fitoren të pritur si sinergji, por e kthen atë në një garë të brendshme. Paramendo si do të dukej një fushatë kur ne do të luftonim njëra-tjetrin”, ka thënë Abdixhiku.

Oferta e Kurtit thoshte se LDK e VV të shkonin pa kandidatë për kryeministër, e ai që merr vota më shumë bëhet shef i qeverisë.

“Një listë pa krye sjell një fund pa krye. Nëse nuk merremi vesh për mandatarin, cfarë logjike ka të merremi me të tjerat” , thotë Abdixhiku.

Ndërkaq, Shala ka treguar se LDK e mendon të vetmen partnere VV, qoftë para e qoftë pas zgjedhjeve.

“Gjatë kësaj kohe ne me VV-në kemi diskutuar për të dy variantet, për koalicion parazgjedhor dhe partneritet pas zgjedhjeve, edhe në përgjigjen e Mustafës tregohet se VV është partner kryesor si para ashtu dhe pas zgjedhjeve. Unë mendoj që kemi qenë korrekt, çështjen e kandidatit për kryeministër se kemi diskutuar në kuptimin që nuk kemi pranuar ta diskutojmë”, ka thënë Shala.

Ai ka insistuar se LDK-ja nuk mund të pranojë kandidat tjetër pos Vjosa Osmanit.


MË SHUME NGA Lajme