Barcelona heq dorë nga transferimi i Neymar-it?
BKT
Sport

Barcelona heq dorë nga transferimi i Neymar-it?

Transferimi i yllit të PSG-së, Neymar ka ardhur drejt fundit.

Sipas mediave spanjolle Bordi i Barcelonës e ka refuzuar ofertën e PSG-së. Klubi francez ka kërkuar Tobitin, Rakitiq, huazimin e Dembeles, plus 200 milionë euro, ku ka pasur shumë spekulime që marrëveshja është arritur.   

Mirëpo, raportimet e fundit tregojnë se ky transferim do t’i shkaktoj Barcelonës probleme ekonomike, andaj oferta është refuzuar. Për kapitenin e Brazilit mbesin të interesuar Real e Juventus.