S’ka koalicion të madh: PDK, LDK e VV shkojnë të vetme në zgjedhje
BKT
Lajme

S’ka koalicion të madh: PDK, LDK e VV shkojnë të vetme në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për Partitë Politike të cilat kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë deklaruar këto Parti Politike se do të kërkojnë certifikim përmes Koalicionit:

- Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;

- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;

- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe

- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar sonte se janë katër subjekte politike që kanë aplikuar për tu certifikuar si koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit.

"KQZ njofton se është përmbyllur afati që kërkojnë për certifikim për koalicione për zgjedhjet parlamentare. Janë deklaruar këto koalicione, VAKAT, AAK-PSD, Nisma-AKR-PD dhe Progresivna Demokratska Stranka dhe Nova Partija Kosova. Kjo është vetëm periudha e deklarimit të koalicioneve, partitë të cilat duan të marrin pjesë afati i aplikimit përfundon me datë 6 shtator", tha ai.

Sipas tij kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes në zgjedhje përmes Koalicionit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.
Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00.







MË SHUME NGA Lajme