Patrice Evra: Neymar po trajtohet si vrasës
Legjenda e Manchester United, Patrice Evra e ka mbrojtur yllin e PSG-së, Neymar.
Ka shumë spekulime që braziliani do të rikthehet në Barcelonë, transferim i cili do të vlejë rreth 236 milionë euro.
Evra beson që 27-vjeçari do të gjejë formën e tij me të mirën pranë Lionel Messit. Ai tha se shumë njerëz nuk e duan Neymarin.
“Neymarin nuk e duan shumë njerëz. Problemi është se kur je vetja shumë njerëz të urrejnë. Neymar dhe unë flasim ndonjëherë dhe i uroj me të mirat. Kur u transferua ka qenë si të jetë mbreti i botës, mirëpo pasi kërkon largimin duket si të këtë vrarë një njëri. Njerëzve iu mungon për mënyrën e lojës. Është e thjeshtë, futbollisti duhet të luaj ku ndihet i dashur. Kur ndihesh negativ, do të largohet. Kur nuk luajti në Ligën e Kampionëv, PSG humbi. Nuk ishte aty për dy gjysmëfinale. Është shumë i rëndësishëm për t’u humbur nga PSG. Nuk e di nëse do ta humbasin, por nëse e humbasin do të jetë një tjetër lojtar i madh i cili do largohet. Nëse rikthehet në Barcelonë, do të jetë lojtari që ka qenë gjithmonë”, tha ai.























