Kastrati thumbon Bernard Challandes
Përfaqësuesja e Kosovës të shtunë e ardhshme do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, ku ndeshët me Çekinë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes këtë herë është përballur me probleme të mëdha pasi futbollistët kyç të skuadrës si Milot Rashica, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala janë lënduar dhe nuk mund ta ndihmojnë Kosovën.
Megjithatë, lista që ai ka shpallur ditën e premte duket se nuk ka lënë shije të mirë tek një futbollist që u la jashtë saj. Fjala është për Lirim Kastratin i cili po shkëlqen në kampionatin kroat dhe duket se ai ka pritur ftesë nga trajneri zviceran i Kosovës dhe këtë më së miri e dëshmon postimi i tij në Instagram, ku postoi një foton në të cilën shkruhej.
“Lirim Kastrati e përshëndet Bernard Challandes me dy gola duke i treguar se e ka merituar ftesën për Kosovën”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Lirim Kastrati.
Gjithsesi, talenti i Kosovës që po kërkohet me ngulmë në elitën e futbollit francez pritet ta ndihmojë Kosovën U21 në sfidat e radhës.























