08:58 / 01.09.2019
Vazhdon fluksi në kufi, deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova
RTKlive
Deri në dy orë janë pritjet e udhëtarëve për të dalë nga Kosova, prej kufirit në Merdare këtë të diel. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritja në pikën kufitare në Merdare është 2 orë.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.
Në pikën Kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta. Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.
Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.























