Areola kryen testet mjekësore te Reali
BKT
Sport

Areola kryen testet mjekësore te Reali

Portieri i PSG-së, Alphonse Areola i ka kaluar testet mjekësore te Real Madridi.

Sipas mediave spanjolle, francezi ka qenë në Madrid dhe i ka përfunduar testet mjekësore me sukses.

Areola nuk luajti dje në ndeshjen ndaj Metz, ndeshje e cila u fitua nga PSG me rezultat 2-0.      

Më herët francezi ka qenë zgjedhja e parë e trajneri, Thomas Tuchel, mirëpo lojën e kaluar ka qenë rezervë. Nesër pritet të bëhet shkëmbimi mes tij dhe Keylor Navas.