United gati ta shesë De Gean, gjen zëvendësuesin
BKT
Sport

United gati ta shesë De Gean, gjen zëvendësuesin

Manchester United është duke kërkuar zëvendësues për portierin, David De Gea.

Sipas mediave angleze, spanjolli ende nuk e ka vazhduar kontratën e re me “Djajtë e Kuq”, kontratë në të cilën do fitojë 350 mijë euro në javë.

Klubi anglez po dëshiron ta mbaj spanjollin, mirëpo ka shumë spekulime që do të shitet në afatin e janarit, pasi në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

Portieri i Atleticos, Jan Oblak është në radarin e United dhe po shpresojnë ta bindin për t’u transferuar në “Old Trafford”.

Pos Oblak, “Djajtw e Kuq” janë duke e shikuar edhe portierin e Dinamo Zagrebit, Dominik Livakoviq.