16:53 / 01.09.2019
Bonucci: Jemi Juve, nuk dorëzohemi
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është i lumtur me fitoren e djeshme ndaj Napolit.
“Zonja e Vjetër” mposhti “napolitanët”, me rezultat 4-3 në kuadër të javës së dytë në Seria A.
Napoli arriti ta rikthejë rezultatin nga 3-0 në 3-3, mirëpo humbi për shkak të një gabimi trashanik të qendërmbrojtësit, Kalidou Koulibaly, i cili shënoi autogol në minutën e 90-të.
Futbollisti italian është shprehur i lumtur me këtë fitore dhe ka thënë se asnjëherë nuk janë dorëzuar.
“Një fitore e rëndësishme dhe kjo na tregoi se sa është e rëndësishme për të bërë më të mirën deri në minutën e fundit. Ne jemi Juventusi, duhet të mos dorëzohemi”, deklaroi ai.























