16:55 / 01.09.2019
Fonseca tregon arsyen e transferimit të Smalling
Trajneri i Romes, Paulo Fonseca është i gëzuar me transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Chris Smalling.
Futbollisti anglez i është bashkuar gjigantit italian në formë huazimi për një vit, pasi nuk ka mundur të fitojë një vend të formacioni i “Djajve të Kuq”.
Fonseca tha se po kërkonin një mbrojtës dhe Smalling ishte i duhuri.
“Po kërkonim një ekspert në mbrojtje, ka shumë lojë me Manchester United dhe është i duhuri. Për ne, do të jetë kualiteti i duhur pasi është i shpejtë dhe agresiv”, deklaroi ai.























