20:39 / 01.09.2019
Thaçi, Lushtaku e Kuçi e kalojnë pasditen në Bjeshkët e Istogut (Foto)
Presidenti Thaçi me disa bashkëluftëtarë të tij nga Drenica, pjesë e të cilëve ishte edhe Sami Lushtaku dhe Hajredin Kuçi, sot e ka kaluar ditën në Bjeshkët e Istogut.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se sot e kanë kaluar një pasdite të bukur në stane dhe kanë ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit.
“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut - Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore”, ka shkruar Thaçi.
























