VIDEO-Ky është grupi që po i terrorizon njerëzit në autostradën e Serbisë
BKT
Lajme

VIDEO-Ky është grupi që po i terrorizon njerëzit në autostradën e Serbisë

Kanë dalur pamje të grupit të tifozëve ultra të klubit të Partizanit, të cilët dyshohet se për çdo ditë po sulmojnë shqiptarët që kalojnë nëpër autostradën e Serbisë.

Danas raporton se ata pothuajse në çdo cep të autostradës dalin dhe i sulmojnë veturat me targa të huaja. Tiparet e tyre duken ultra nacionaliste dhe raciste të nxitura nga dikush.

Gazeta ka publikuar edhe pamje të reja të sulmit, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Ndërsa, policia e Serbisë i ka identifikuar ata si ‘tifoz të Partizanit’.

Ata janë kapur në një incizim gjatë sulmit ne autostradë. Viktima tyre e fundit ishte një veture me tabela të Vojvodinës ku 2 udhëtarë të saj janë rrahur dhe kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Kujtojmë se javën e kaluar një autobus me shqiptar është sulmuar në Serbi, të cilët po udhëtonin drejt Gjermanisë. Deri më sot, sulmi ka qenë i paidentifikuar./Gazetametro/


MË SHUME NGA Lajme