Haradinaj kujton akademikun Pajazit Nushin në katërvjetorin e vdekjes
BKT
Lajme

Haradinaj kujton akademikun Pajazit Nushin në katërvjetorin e vdekjes

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar akademikun Pajazit Nushi, në katërvjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj tha se përpjekjet e tij, veçanërisht në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, janë dëshmia më e mirë për figurën e ndritur që kishte dhe vazhdon ta ketë Akademik Nushi.

“Sot, në katër vjetorin e vdekjes, kujtojmë me admirim Akademikun Pajazit Nushi, doktorin e parë të shkencave psikologjike, njeriun që gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjeve kombëtare, arsimit, edukimit e shkencës.
Përpjekjet e tij, veçanërisht në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, janë dëshmia më e mirë për figurën e ndritur që kishte dhe vazhdon ta ketë Akademik Nushi. Kosova, me vdekjen e tij humbi shumë, por kontributet dhe vepra që ai la, do mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë!”, ka shkruar ai nw rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Lajme