Koordinatori Hoti uron fillimin e vitit shkollor
BKT
Lajme

Koordinatori Hoti uron fillimin e vitit shkollor

Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Uroj që dita juaj e parë në ambientin shkollor të ju gjejë të lumtur dhe të motivuar për punë e sukses.

Urime të veçanta për të gjithë nxënësit e klasave të para që për herë të parë ulen në bankat shkollore dhe kështu fillojnë një proces të përgatitjes dhe fitimit të njohurive që në një etapë të mëvonshme do të japin kontributin e tyre për shoqërinë”.

“Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që kanë në edukimin e gjeneratave dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, shprehim mirënjohje të lartë për personelin arsimor të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Koordinatori Hoti.


MË SHUME NGA Lajme