Ahmeti:Nxënësve,prindërve,mësimdhënësve i urojmë vit të suksesshëm shkollor
BKT
Lajme

Ahmeti:Nxënësve,prindërve,mësimdhënësve i urojmë vit të suksesshëm shkollor

Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës,  me drejtoreshën e Arsimit, Shpresa Shala, dhe ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi,kanë vizituar shkollën “Naim Frashëri” për të vlerësuar për së afërmi përgatitjet për vitin e ri arsimor.

Ahmeti tha se në Prishtinë ka filluar sot mësimi për 48,000 nxënës në 73 institucione arsimore.

“Përgatitjet kanë shkuar me rregull. Do të duhen ditët e para për qartësimin e regjistrimeve dhe lëvizjet përfundimtare por në përgjithësi raportohet për fillim të mbarë të vitit shkollor”.

“Nxënësve, prindërve e mësimdhënësve i urojmë vit të suksesshëm shkollor”, ka shkruar Ahmeti në rrjeti social Facebook.


MË SHUME NGA Lajme