16:14 / 02.09.2019
Guardiola: Nuk harxhuam para si kundërshtarët tanë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk ka harxhuar para si kundërshtarët e tjerë.
City shpenzoi 150 milionë euro, por Guardiola insiston se nuk janë shumë.
Tekniku spanjoll tha se nuk kanë mundur të shesin ose të blejnë shumë lojtarë.
“Nuk kemi mundur të blejmë si kundërshtarët tanë ose të shesim. Para dy sezoneve harxhuam më shumë, por sezonin e kaluar blemë vetëm Riyad Mahrez. Ky sezon do të jetë më ndryshe. Klubi më tha se ky është limiti yt dhe nuk mund të shkosh më larg. Ndoshta në të ardhmen, por tash nuk mundesh. Thashë se nuk është problem, janë gjëra që ndodhin. Jemi duke gjetur një zgjidhje për këtë”, deklaroi ai.
City këtë sezon është në vendin e dytë në tabelën e Premier Ligës me 10 pikë.























