Mesazhi lamtumirës i Monrealit për Arsenalin
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal ka postuar një mesazh të lamtumirës për Arsenalin.
Mbrojtësi i është bashkuar Real Soceidadit pas gjashtë viteve në “Emirates”.
Spanjolli ka falënderuar fansat për respektin dhe dashurinë që i kanë dhënë.
“Më 31 janar 2013, u zgjova dhe shikova telefonin, pashë dy thirrje të humbura nga Santi Cazorla. Sapo e thirra me pyeti nëse dua të jem lojtar i Arsenalit. Pas 10 orëve isha lojtar i Arsenalit. Ndonjëherë futbolli është i thjeshtë. Shteti, qyteti, gjuha, stili i lojës, bashkëlojtarët ishin ndryshe dhe nuk ishin kushtet me të mira për një lojtar të turpshëm si unë. Pas shtatë viteve është koha për të thënë lamtumirë, nuk ka qenë një vendim i lehtë, por mendimi për familjen dhe të ardhmen time ka bërë që të mendoj se është vendimi i duhur. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, stafin dhe të gjithë njerëzit që punuan për Arsenalin, sidomos fansat për të gjithë respektin dhe dashurinë që me kanë dhënë. Do t’iu kujtoj gjithmonë. Faleminderit”, njoftoi ai përmes një postimi në Instagram.























