Nagavci: Gjendja në arsimin sot është tejet sfiduese
Arërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se gjendja në arsimin sot është tejet sfiduese, sidomos me ata që sivjet do të punojnë me tekste të reja shkollore.
“Raportet e Bankës Botërore shpalojnë se të rinjtë e Kosovës, që kanë të mbaruar 12 vite shkollim, fitojnë 56 për qind më pak të kompetencave në krahasim me nxënësit e vendeve tjera evropiane”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas Nagavcit, qeveria Haradinaj ka shpenzuar në gjëra më pak relevante se arsimi. “Vjet ka shpenzuar 1 milion euro vetëm në vetura, e më pak se kaq janë investuar në fusha sportive të shkollave”, tha ajo.
VV-ja, sipas saj, e ka prioritet edukimin në moshën e hershme , në çerdhe dhe institucione parashkollore . Nënat do të lirohen dhe do të përmirësohet gjendja e tyre
“Tek arsimi i lartë në fokus vetëvendosje do ta ketë shkollimin profesional. Duhet të standardizohen dhe akreditohen programet me shkollat profesionale të vendeve tjera”, tha ajo.























